Fit&Sexy

Disa nga shenjat që tregojnë nivel të lartë të sheqerit në gjak

09/10/2017 09:09
nga:M H

Niveli i lartë i glukozës në gjak ose ndryshe e njohur si glicemia ndodh kur trupi ynë nuk arrin të përpunojë ashtu si duhet.

Kjo gjendje është diçka që mund të zgjasë për vite të tëra dhe mund të prekë edhe pjesë të ndryshme të trupit, si: venat e gjakut, veshkat, nervat dhe sytë, por turpi arrin t’ju dërgojë disa simptoma sinjalizuese që paralajmërojnë probleme me shëndetin ose që mund të rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit tipi 2.

Faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e sheqerit në gjak janë:
Dieta e varfër
Mungesa e ushtrimeve të rregullta
Stresi
Problemet e tjera shëndetësore
Përdorimi i medikamenteve të caktuara

Simptomat që mund t’ju ndihmojnë të dalloni nëse bëni pjesë në grupin e personave të prekur nga sëmundja e diabetit:
Gojë e thatë
Etje e shpeshtë
Probleme me stomakun
Impotencë
Shërim i ngadaltë i plagëve
Ndjenja e të qënit i uritur
Iritim i lëkurës, pa ndonjë shkak
Urinim i shpeshtë gjatë natës
Vështirësi për t’u përqendruar
Turbullim i shikimit
Infeksione të shpeshta

11/20/2017 20:04

Nga sonte, çdo natë flini me çorape! Ndikojnë shumë mirë në tërë trupin…