Fit&Sexy

Disa nga gabimet që ju shkatërrojnë dhëmbët, bëni kujdes

08/11/2017 13:41
nga:R A

Megjithëse jemi të sigurt se si të rritur që jeni, ju tashmë e dini mënyrën e saktë të larjes së dhëmbëve, prapë jeni të rrezikuar nga shumë faktorë të tjerë.

“Keni qindra bakterie në gojë”, thotë Julie Cho, dentist në New York. “Ato përdorin sheqerin si ushqim dhe prodhojnë acide që dëmtojnë smaltin tuaj.” Por lajmi i mirë është se pështyma juaj shërben si një larës natyral për të larguar shumicën e këtyre acideve përpara se të bëhen të rrezikshëm.

Në këtë mënyrë, Dr. Cho shpejgon se çdo veprim që mund të rrisë sasinë e sheqerit në gojë apo të thajë gojën, mund të jetë një demtues potencial për dhëmbët tuaj. Kjo ka të bëjë me atë që quhet frymëmarrje e keqe.

Dentistët tuaj mund t’ju ndihmojnë për të shmangur këto rreziqe dhe që buzëqeshja juaj të jetë perfekte. Ja këshillat e doktor Cho për të shmangur dëmtimin e dhëmbëve:

1. Gërhitja

Përveçse zgjon partnerin tuaj nga gjumi, gërhitja mund t’i bëjë dhëmbët tuaj më vurnerabël, sidomos nëse merrni frymë me gojë. Kjo ndodh sepse goja juaj thahet më shumë se sa duhet.

Jo çdo gërhitje është shenjë e problemeve me gjumin, por e mira është të bëni kontrolle. Gjithashtu, duke marrë gojën tuaj nën kontroll do të parandaloni edhe prishjen e dhëmbëve.

Por mos harroni edhe kërcëllitjen. Doktor Cho thotë se një burim tjetër i dëmtimit të dhëmbëve është shtrëngimi i tyre në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit. Nëse zgjoheni me muskujt dhe gojës të lodhur, atëherë merrni një maskë të posaçme për dhëmbët që ta vini çdo darkë para se të flini.

2. Uji me gaz

Ka disa kërkime që vërtetojnë se pirja e ujit me gaz mund të dëmtojë dhëmbët. Por, asgjë nuk është ende zyrtare, ndaj mos u shqetësoni.

“Nëse pini sasi të mëdha uji me gaz, ndoshta me kalimin e kohës dhëmbët tuaj mund të dëmtohen”, thotë doktor Cho. Ajo për të cilën njerëzit shqetësohen më shumë është përmbajtja e gazit karbonik në ujë.

Përgjithësisht, nuk duhet të shqetësoheni, sidomos nëse pini ujin me gaz si zëvendësues të një pijeje me sheqer. Por, nëse ju pini vetëm ujë me gaz, do të ishte ide e mirë që të filloni reduktimin e konsumit.

3. Akulli

“Gjithmonë sugjeroj ndalimin e tij. Është e qartë, e megjithatë njerëzit vazhdojnë të hanë akull”, thotë doktor Cho. Ngrënia e akullit, ëmbëlsirave të forta apo çfarëdo ushqimi të ngjashëm mund të dëmtojë e madje mund t’i thyejë dhëmbët tuaj. Prandaj, kujdesuni seriozisht për t’i shmangur.

4. Acidi i stomakut

Nëse nuk e trajtoni, kjo do të thotë se acidi i stomakut vjen ngjitet nëpërmjet ezofagut duke kërcënuar seriozisht gojën tuaj. Pasojat e kësaj janë aq të dukshme, sa që një dentist mund ta kuptojë menjëherë, edhe pse ai do t’ju dërgojë të bëni kontrollin e stomakut. Një shenjë për ta kuptuar këtë është kur dhëmbët tuaj bëhen shumë të ndjeshëm ndaj ajrit dhe ushqimeve të ftohta.

12/12/2017 08:00

Ushqimet që në mënyrë natyrale ua zbardhin dhëmbët (FOTO)