Lajme

Disa nga emart e mundshëm për zëvendësministra nga PDK!

09/12/2017 13:06
nga:Gazeta Blic

Derisa ka nisur punën qeveria e re e Kosovës, në opinion kanë nisur të qarkullojnë emrat e mundshëm për zëvendësministra.

Edhe pse nuk dihet saktësisht numri i zëvendësministrave që do të ketë qeveria e re, Gazeta Blic ka mësuar disa nga emrat e mundshëm nga PDK që do të mund të marrin poste zëvendësministrash.

Zëvendësministri i deritashëm i Arsimit, Muvledin Krasniqi sërish mund të emërohet në postin e zëvendësministrit.

“Krasniqi sërish mund të emërohet zëvendësministër. Ende nuk i është caktuar pozita, por sipas të gjitha gjasave do t’i jepet një pozitë zëvendësministri”, tha ky burim.

Muvledin Krasniqi ishte zëvendësministër i Shëndetësisë dhe i Arsimit në qeverisjen PDK- LDK.

Post të zëvendësministrit mund të marrë edhe nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Hoti i cili ushtronte postin e zëvendësministrit të Kulturës, sërish mund të marrë të njëjtin post.

Si emër tjetër për postin e zëvendësministrit, po përmendet edhe Nehat Mustafa, i cili ishte i dyti në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Merret vesh se si emra të mundshëm për zëvendësministra nga PDK është ai i Shaip Mujës, Kurtan Kajtazit, Taulant Selmanit etj.

Ndryshe, Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka 21 ministri dhe 5 zëvendëskryemnistra, duke u cilësuar kështu së bashku me qeverinë Mustafa, si më të mëdhat që nga paslufta.

Zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë detaje për procesin e emërimit të zëvendësministrave e as rreth asaj se sa të tillë do t’i ketë kabineti Haradinaj./ Gazeta Blic

11/23/2017 18:12

Ganimete Musliu: S’ka asgjë të keqe në rinumërimin e votave