Lajme

Dikush nga LDK-ja, uron Haradinajn!

09/10/2017 17:07
nga:D.I

Arben Mehmeti sekretar i degës së LDK-së në Gjilan e ka uruar qeverinë e Ramush Haradinajt.

Sipas Mehmetit kjo është ana pozitive e kësaj qeverie. “Po ashtu anë pozitive e kësaj qeverie është se kemi ministra nga Anamorava që do të duhej të jetë standardë themelorë i çdo qeverisje edhe pse nuk kishte qenë kjo pritja nga ata që kanë llogaritur në këtë qeveri dhe as që mund të pritet ndonjë rezultat në raport me Gjilanin. Ndërsa ana negative e kësaj qeverie është se tërësisht do të varet nga Beogradi dhe se përbërja qeveritare nuk premton shumë.

Sidoqoftë urojmë që kryeministri Haradinaj me punën e tij ta pavarësojë së shpejti këtë qeveri nga Beogradi dhe t`i kthehet Prishtinës, ideal për të cilin ka luftuar me familje” ka shtuar Mehmeti./rajonipress/

 

 

11/21/2017 00:23

Azem Vllasi: Këto dy parti janë fituese, ja pse dështoi PDK!