Lajme

“Dihen emrat e deputetëve që do ta votojnë Ramush Haradinajn”

07/15/2017 08:07
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë e re.

Në një intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, ai ka treguar arsyet pse disa deputetë jashtë koalicionit PAN do ta votojnë Qeverinë e re me kryeministër Ramush Haradinaj.

Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të interesit nacional e jo atij individual. Ai ka thënë se vullneti i këtyre deputetëve është të kontribuojnë për shmangien e një krize të re politike.

Lekaj ka bërë me dije se tashmë dihen emrat e deputetëve që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër, pasi thotë se lideri i tij ka arritur marrëveshje me ta.

Lekaj ka paralajmëruar se javën e ardhshme pritet të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku do të dihen edhe emrat e deputetëve jashtë PAN-it që do të votojnë për Haradinajn kryeministër.

11/23/2017 22:02

LDK i bashkohet qeverisë? Kjo është përgjigja e Avdullah Hotit