Sporti

Diego Costa fotografohet me fanellën e klubit tij të ri

07/17/2017 10:12
nga:Y.K

Ylli i Chelseas, Diego Costa, si duket ka dhënë një përgjigjie të qartë me gjestin e fundit në rrjete sociale.

Në një transmetim LIVE në Instagram, përfaqësuesi i Spanjës, shihet tek ka të veshur fanellën e ish-klubit të tij, Atletico Madrid.

E ardhmja e Costës te Chelsea duket se ka marrë fund, pasi që Costa kishte zbuluar se trajneri Antonio Conte i kishte thënë se klubi nuk ka nevojë më për të.

Ai është lidhur me një rikthim te skuadra e Simeones, dhe performanca e tij e fundit në Instagram me siguri se do t’i gëzojë fansat e Atletico Madrid që e kanë në qejf futbollistin e lindur ne Brazil.

09/27/2017 14:51

Diego Costa: Gjithsesi, faleminderit Chelsea!