Dialogu në Bruksel ndërmjet krerëve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë // 24 Janar 2017
Lajme

“Dialogu duhet të zhvendoset në nivel tjetër”

10/13/2017 10:23
nga:A K

Avni Mazrreku, Profesori i Integrimeve Evropiane, në një prononcim për Gazetën Blic ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe zhvendosjen e këtij dialogu në nivel të presidentëve të shtetit.

Sipas Mazrrekut ky kalim i dialogut në nivel më të lartë është rrjedhë normale sepse Kosova dhe Serbia tani po futen në fazën finale të dialogut.

“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe kalimit të dialogut në nivelin më të lartë në nivel të presidentëve të shtetit mendoj që është rrjedhë normale e procesit të zhvendosjes për vetë faktin se ashtu siç është deklaruar edhe nga ana e zyrtarëve të Serbisë por edhe nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian Kosova dhe Serbia po futen në fazën finale të dialogut që ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve të mbetura të hapura të cilat probleme ndikojnë negativisht te të dy vendet në agjendën e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian prandaj kërkohet një hasje e nivelit më të lartë mirëpo besoj që gjatë këtij procesit të dialogut duhet të ketë rol ma konsistent dhe më aktiv edhe parlamenti i Kosovës normalisht Serbia e ka praktiku këtë praktikë dhe e ka pas në proces, por në rastin e Kosovës duke pasur parasysh polarizimin dhe rolin politik që kemi në Kosovë, roli i parlamentit do të jetë i paevitueshëm në këtë fazë të këtij dialogu.”, tha Mazrreku.

Ndërsa i pyetur për marrëveshjen në fushën e drejtësisë dhe deklaratën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini që ka thënë se Marrëveshja e Drejtësisë mes Kosovës e Serbisë do të zbatohet plotësisht më 17 tetor 2017, Mazrreku shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të stabilizohen në këtë drejtim.

“Sektori i drejtësisë është njëri prej sektorëve evidentë të ushtrimit të pushtetit shtetëror të ndonjë shteti, ambiciet e Serbisë dhe të Kosovës janë që Kosova të stabilizohet në këtë drejtim dhe një argument tjetër po ashtu i fuqishëm është se këto marrëveshje të arritura në Bruksel periudhën më të komplikuar të tyren e kanë pasur periudhën e implementimit. Prandaj tendenca që me inicu një proces të implementimit të marrëveshjeve të cilat të themi kushtimisht janë të konvenueshme për Serbinë, mirëpo jo të konvenueshme për Kosovën, Kosova duhet të sillet në një formë të tillë që po ashtu të forcojë implementimin e marrëveshjeve të cilat janë të konvenueshme për Kosovën siç është për shembull ushtrimi i kontrollit të plotë kufitar në pikat e kontekstuara kufitare dhe sidomos aspektet tjera që kanë të bëjnë me fushat të cilat i ndihmojnë Kosovës që të ushtrojë funksionalitetin e saj në atë pjesë të territorit ku i kontekstohet, prandaj në cilindo insistim të Serbisë për fillim të implementimit të një pakete të caktuar të marrëveshjes ose pjesë të marrëveshjes Kosova duhet t’i përgjigjet me të njëjtën qasje të themi.”, shtoi ai.

Sipas Mazrrekut, Kosova duhet të insistojë në fushën e sektorit energjetik, pasi që sipas tij kjo është ajo që i konvenon më së shumti.

“Për shembull e kemi fushën ku është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, është çështja energjetike, te çështjet energjetike ose transmisioni energjetik të Kosovës në vendet e tjera është duke u penguar nga Serbia, e dimë që sektori energjetik është po ashtu një sektor special për sa i përket fitimeve që i sjell për një shtet në pavarësimin e shtetit nga sektori energjetik i Serbisë, ndërsa Serbia nuk ka treguar afirmativitet në implementimin e kësaj marrëveshje, prandaj Kosova duhet të insistojë në këtë drejtim. Serbia insiston në marrëveshjen e drejtësisë, normalisht që nënkupton që është ma e konvenueshme për Serbinë, Kosova duhet të insistojë në implementimin e marrëveshjeve të arritura që unë po e quaj funksionalizim i shtetit të Kosovës.”, përfundoi Mazrreku./GazetaBlic

10/12/2017 16:03

Sondazhi i KDI-së: Kuvendi të fuqizohet, marrëveshjet e dialogut të zbatohen