Lajme

Deri tani tetë viktima nga moti i ftohtë në Shqipëri

01/11/2017 17:59
nga:G Th

Ka shkuar në tetë numri i personave të vdekur për shkak të motit të ftohtë që ka prekur Shqipërinë ditën e fundit.

Mes viktimave është dhe një fëmijë 12 vjeçar i cili u mbyt në liqenin e Kasharit që kishte ngrirë pjesërisht. Djali së bashku me motrën e tij po loznin në akull kur është çarë duke i shkaktuar mbytjen e fëmijës.

Motra e tij 15 vjeçe arriti të shpëtonte pasi u ndihmua nga disa efektivë policie që ndodheshin rastësisht aty.

02/26/2017 09:12

Moti sot në Shqipëri, kujdes kur të dilni nga shtëpia

Edhe në Fier një bari humbi jetën pasi u mbyt kur akulli që kishte mbuluar sipërfaqen e ujit është çarë, shkruan Ora News.

Ndërkohë në qytetin e Pogradecit është gjetur i pajetë në banesën e tij 40 vjeçari Renato Shuka, i njohur edhe si Anastas Shuka, me emrin e pagëzimit.

Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se viktima, nuk kishte ndezuar ngrohje në banesë, dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen nga hipotermia si pasojë e temperaturave të ulëta.