Lajme

Deputetja e VV’së: Prokuroria të veprojë nëse PAN me shantazhe bën 61 numra

07/15/2017 11:47
nga:F.B

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar veprimin e Prokurorisë së Shtetit nëse PAN arrin t’i sigurojë 61 vota për formimin e Qeverisë.

Ka thënë se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë, PAN ka shantazhuar dhe blerë deputetët e Parlamentit.

“Është e qartë që asnjëri nga deputetet nuk do ta votonin për parime apo me bindje të lirë qeverisjen e klanit Pronto. Nuk mund të ketë përkrahje të vullnetshme për njerëz që janë përgjegjësit kryesor për mjerimin, varfërinë, padrejtësitë e pabarazitë por edhe për krimin e korrupsionin. Andaj nëse koalicioni PAN arrin t’i ketë mbi 61 deputetë, do të duhej menjëherë të vepronte prokuroria sepse dihet hapur se ka pasur blerje o shantazh të deputeteve!”, ka shkruar Haxhiu, në një reagim në FB.

Sidoqoftë, deputetët me Kushtetutë dhe me ligj nuk i nënshtrohen asnjë vullneti, përpos votuesve të tij.

Pasluftës në Kosovë ka pasur vazhdimisht kalime të deputetëve prej një tabori në tjetrin.

LDK e kishte nisur me Rita Hajzeraj e Njomza Eminin, të cilat i patën marrë prej AKR’së. Ka pasur edhe në legjislaturën e fundit kalime prej AAK’së në LDK e VV. Madje, edhe prej PDK’së në LDK siç ishte rasti i Ramiz Kelmendit.

Por, zyrtarët e VV’së po thonë se s’duhet të ketë shitblerje të deputetëve.

“Nuk duhet lejuar që shitblerja e deputeteve të shndërrohet në traditë. Raste te tilla kemi pasur edhe me herët dhe si te tilla janë injoruar nga prokuroria”, ka shtuar ajo.

07/25/2017 08:04

E tregon Haziri, a ka vota LDK-ja për PAN-in ajo jo!