Lajme

Deputeti i VV-së: LDK të heshtë, ia mundësoi PDK-së çdo qeverisje

09/07/2017 21:44
nga:M H

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka drejtuar akuza drejt LDK-së.

Krasniqi ka thënë se LDK nuk duhet të flas gjoja me mllef kundër zgjedhjes së Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Sipas tij partia që drejton Isa Mustafa ka mundësuar çdo qeverisje të PDK-së.

“Hiç mos le të flasë LDK gjoja me mllef kundër zgjedhjes së Veselit”.

“Tash e 10 vite, çdo qeverisje të PDK-së e ka mundësuar vetë LDK-ja. Pa e përjashtuar këtë të fundit”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kur u dashke me u bë bashkë për mos me e lënë edhe njëherë Pronton në pushtet, Isa ishte i zënë duke vajtuar e shpifur kundër VV. Le të heshtë tash”, ka përfunduar ai.

09/22/2017 11:31

PDK fushatë në argjendari: Ja çfarë i bleu Veseli një vajze (FOTO)