Lajme

Deputeti ‘supermen’ me tri paga e shtatë prona (Dokument)

06/16/2017 09:30
nga:D.I

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj është njëri prej deputetëve më të pasur në Kosovë.

Zogaj ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit të ardhura nga tri paga, nga Kuvendi i Kosovës, nga Banka NLB dhe nga PTK-ja.

Ai po ashtu merr pension invalidor dhe totali i mjeteve që merr brenda një viti nga këto burime të të ardhurave është 26 mijë e 476 euro.

Zogaj ka të deklaruara në këtë agjenci shtatë prona në vlerë prej 449 mijë e 670 euro.

Bashkë me bashkëshorten e tij ai posedon mbi 10 mijë euro të deponuara në banka të ndryshme.

Formularin e plotë të deklarimit të tij të pasurisë mund ta shihni në këtu.

11/25/2017 00:20

Sejdiu: PDK-ja në Prishtinë më shumë u mobilizua për Abrashin sesa për Çelajn