Lajme

Deklaratë e shteteve të QUINT-it: Deputetët duhet të marrin pjesë në seanca

08/13/2017 14:33
nga:R A

Shtetet e Kuintit përmes një deklarate dërguar mediave, kanë kërkuar që deputetët të marrin pjesë në seanca.

Ndër të tjera, në deklaratën e tyre, shprehin shqetësimin me situatën politike në Kosovë.

Deklarata e plotë:

Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë.

Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Europiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida.

Është përgjegjësi e liderëve Kosovarë t’i krijojnë këto institucione, por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen.

Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj.

08/15/2017 08:39

Si dëgjojnë ndërkombëtarët