Lajme

Deda e tërheq rezolutën e propozuar

01/10/2017 21:08
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj theksoi se nuk është arritur konsensus që të kenë një rezolutë të përbashkët në lidhje me ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lekaj theksoi se nuk kanë arritur konsensus për dy pika, i cili lexoi rezolutën e paraqitur nga AAK, e mbështetur nga Vetëvendosje dhe Nisma.

Deputeti i pavarur, Ilir Deta propozues i rezolutës së dytë ka theksuar se me zonja Osmani kanë vendosur që ta ndihmojmë këtë diskutim të partive politike.

02/27/2017 23:31

Nesër mblidhen tre komisione parlamentare

“Për fat të keq nuk pat gatishmëri për një qëndrim të përbashkët. Pas konsultimit me deputeten Osmani e tërheqim rezolutën e propozuar”, tha Deda, raporton KosovaPress.

Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së theksuan se nuk janë pajtuar për dy pikat e fundit, ndërsa i kanë dhënë mbështetjeje 3 pikave të para, ku u kërkua që të votohen vetëm tre pikat e para, pasi pikat 4 dhe 5 nuk do t’i mbështesin.

Rezoluta e prezantuar nga AAK:

[quote_box name=””]

1. Lirimi pa kushte i Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, të ndodh sa ma shpejt dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore.

2. Qeveria e Kosovës të kërkojë me ngulm përfshirjen direkte të Bashkimit Evropian, përmes përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme, znj. Frederica Mogherini, që të përshpejtohet  lirimi, nga shteti francez, i ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

3. Qeveria e Kosovës obligohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që të informojë të gjitha instancat ndërkombëtare se, refuzon juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë dhe konform kësaj të kërkojë lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

4. Të ndërpriten bisedimet me Serbinë, deri në anulimin e të gjitha fletë-arresteve të lëshuar nga Serbia, kundër ish-udhëheqësve dhe ushtarëve të UÇK-së në Interpol.

5. Kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i të gjithë përgjegjësve kryesorë të negociatave me Serbinë, për shkak se janë të vetmit që kanë mundur të jenë të informuar se cilët persona kanë urdhër-arreste nga Serbia në Interpol, meqë Kosova nuk është anëtare e Interpolit, nga ku do të mund të merreshin informata zyrtare për emrat që kanë fletë-arreste të tilla.

[/quote_box]