Opinion

Deçani dhe Zgjedhjet Lokale

10/06/2017 08:57
nga:Ndriçim Çekaj

Ashtu siç është e ditur Kosova gati tash e dy jave është në fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në afatin e rregulltë kushtetues, fushata zgjedhore po zhvillohet edhe në komunën Deçanit, duke parë rrjedhen e fushatës mund të them se deri tash fushata përgjithsishtë ka qenë e qetë, e më e rëndësishme se sa kjo është që edhe dita e zgjedhjeve të jetë në suazën e rregullave ligjore, për ketë duhet të angazhohen të gjitha subjektet politike në garë.

-Duke vlerësuar drejtë të gjitha projektet dhe punët e mira që jane realizuar në Deçan, duhet thëne se ashtu si shum komuna tjera edhe Deçani ka probleme të shumta të cilat nuk u evituan asnjëherë, probleme këto që mund t’i hasim veq me një shikim krejt sipërfaqësor të një qytetari tē thjeshtë, disa prej këtyre problemeve jane p.sh në qendrën e qytetit jane të rralla rastet kur nuk ka mbeturina të shpërndara në pjesë të ndryshme të qytetit, ky problem është permanent dhe deri tash i pa adresuar, shërbimi i zjarrfikësve mjetet e tyre tash e sa kohe i ka të vendosura në oborrin e objektit komunal nën qiellin e hapur, Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” ndonëse një objekt mjaft i madh i cili do duhej t’i shërbente institucioneve, artistëve, të rinjve sot nuk është në gjendje të mire i mungon infrastruktura nuk është plotësishtë funksional dhe shum pak shërben për ate ç’ka është i dedikuar, aty duhen investime për rregullimin dhe modernizimin e hapësirave të këtij objekti, në qendren e qytetit kohëve të fundit jane ndërtuar si me nguti ndërtesa shum katëshe, pa ndonjë plan, pa analizë, duke mos lëne qoftë edhe ndonjë pjesë të vogël për hapësira gjelbëruese, ende pas shtatëmbëdhjetë vite pas luftës në Deçan mungon një stacion i ndërtuar i autobusëve, shoqëria civile dhe ambientalistat kane pasur kritika të shumta për projektin zhvilluar pranë Bistricës së Deçanit, komuna duhet analizuar mire përfitimet dhe humbjet para se të fillohen projekte të kësaj fushe sepse pas një kohe edhe reagimet nuk po arrijnë qëllimin e tyre.

Kur flasim për segmente të tjera të jetës padyshim që duhet cekur se në mandatin i cili po përfundon Kuvendi Komunal ç’do vit ka miratuar pa buxhet planin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Deçani është ndër komunat e pakta që nuk ka ndarë asnjë fond të dedikuar për organizatat rinore, kuptohet fonde këto që do të ndaheshin përmes projekteve të shkruara në letër, e gjithe përkrahja ka qenë në nivelin teknik e cila megjithatë duhet potencuar, mirepo kjo nuk ka mjaftuar për zhvillimin e shum ideve, iniciativave rinore, për pasoj ka pasur edhe zbehjen e vullnetit të rinjve për pjesëmarrje në aktivitete rinore.

Një aspekt tjetër të cilin mendoj se partia e cila merr pushtetin duhet t’a ketë parasysh është se individëve të cilëve ju jep pushtet në komunë, nuk duhet t’i shfrytëzoj si kapital politik për shtyrjen e agjendave të partisë në nivel nacional, elementi tjetër të cilin do doja ta shihja te udhëheqja e re komunale në Deçan është një qasje ndryshe ndaj udhëheqjes qendrore, pavarësishtë se kush e udhëheq qeverinë e kush komunën, një qasje me bashkpunuese me organizatat ndërkombëtare në hartimin e projekteve që marrin fonde për realizminin e projekteve me rëndësi për komunën dhe qytetarët.

Se çfarë cilësie të udhëheqjes ka një komunë padyshim duhet parë se sa punojnë edhe anëtarët e Kuvendit Komunal ose asambleistat, ata duhet të jenë artikulues të interesave të qytetarëve, ulësja e asambleistit nuk duhet të shihet si akomodim personal për privilegje ose marrjen e një rroge por esenca qëndron në ngritjen e zërit të qytetarëve dhe votuesve të tyre, ashtu sikur tash në kohe fushate që kandidatët për asamble po shihen të ulur këmbëkryq në ballë të Oxhakut në odat e fshatrave të Deçanit, besoj që njejtë do duhej të vepronin edhe pasi të fitojnë mandatin, sot ata kane nevoj për neve, nesër jemi ne ata që duhet të kërkojm llogari prej tyre.

Pas secilës garë zgjedhore në demokraci dikush fiton vota me shum e dikush më pak, grupet politike që mbesin në opozitë në Kuvendin Komunal në Deçan përtej opozitarizmit të ashpër, të manifestuar nëpër rrjete sociale ato duhet të kenë vokacion të qartë demokratik, opozita duhet të shpërfaqë secilën mangësi të pushtetit qoftë edhe shkeljen më të vogël, por për interesin e përgjithshëm duhet të jetë në nivelin e detyrës.

Deçani më shum së kurrë ka nevojë për më pak folklorizëm patriotik e më shum angazhim në baza ditore për rregullimin e ketyre problemeve të cekura dhe shum temave të tjerave në interesin e qytetarëve të Deçanit


Qëndrimet e autorit të shkrimit, nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë.