Zgjedhjet 2017

Debat i ashpër mes Arbana Xharrës dhe Ylli Hoxhës (Video)

06/08/2017 21:33
nga:Gazeta Blic

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në një debat të drejtpërdrejtë televiziv zgjedhor ndërmjet Arbana Xharrës nga PDK dhe Ylli Hoxhës nga Vetëvendosje.

Xharra, anëtare e re e PDK-së, dhe Hoxha, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, kanë shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin në televizionin publik.

Xharra ia ka përmendur Hoxhës qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe degradimin e kryeqytetit, dhe punësimet e familjarëve që ai i ka bërë në ndërmarrjet publike.

Ndërkaq Hoxha e ka sulmuar Xharrën, ish-kryeredaktore e gazetës Zëri, për zgjedhjen e saj për t’iu bashkuar PDK-së së Kadri Veselit.

12/11/2017 21:53

Shpend Ahmeti: Vetëvendosje!