Sporti

De Biasi zbret në Genoa dhe Palermo

01/10/2017 17:07
nga:Gazeta Blic

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit do të jetë këto dy ditë mik dhe ndjekës i katër seancave stërvitore të skuadrës së serisë A, Sampdorias. Ai është i ftuar i mikut të tij Marco Giampaolo, trajnerit të fundit të Sampdorias, për të parë dhe vëzhguar të gjithë praktikën e tij trajnuese atje dhe çdo detaj tjetër teknik.

Ndërkaq, në javët në vijim ai do të zbresë edhe në Palermo, qytetin që Federata Italiane e Futbollit ka vendosur për të zhvilluar ndeshjen zyrtare Itali-Shqipëri të 24 marsit, e vlefshme për Eleminatoret e Botërorit, shkruan FSHF.

Së bashku me një zyrtar të FSHF-së ai do të përcaktojë gjithçka në lidhje me akomodimin atje të skuadrës. Ka qenë një iniciativë e tij për të qenë vetë në Palermo për të parë dhe për të vendosur më pas se ku do të akomodohet skuadra kombëtare fund-marsin e ardhshëm. Ndërkaq, agjenda në vijim e trajnerittë Kombëtares do të pasojë me vëzhgimin e lojtarëve aktualë të Kombëtares që luajnë në Europë.

10/15/2017 21:49

“Nuk flas me të” – injorimi i De Biasit ndaj Januzajt