Sporti

De Biasi e injoron, por amerikanët vazhdojnë të çmenden pas tij

05/19/2017 18:54
nga:Gazeta Blic

Sulmuesi shqiptar i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi, ka fituar çmimin “Goli i Javës” për javën e 11-të të kampionatit amerikan.

Goli i tij i dytë në fitoren 3-0 ndaj San Jose mori 44 për qind të votave të tifozëve, duke lënë pas me 41% brazilianin e Orlandos, Kaka.

Pavarësisht se trajneri i kombëtares shqiptare nuk e ka më në planet e tij, Gashi nuk e ka humbur mbështetjen e tifozëve amerikanë të cilët vazhdojnë të mahniten nga golat e tij.

11/23/2017 17:03

Panucci befason: Mos me krahasoni me De Biasin