Cult

David Letterman fiton çmimin prestigjioz amerikan “Mark Twain”

05/17/2017 12:09
nga:Gazeta Blic

David Letterman e ka fituar çmimin Mark Twain për Humor Amerikan.

Ish-moderatori i Late Show do ta pranojë këtë çmim gjatë një ceremonie që do të mbahet më 22 Tetor dhe do të shfaqet në një datë më vonë, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.

“Ky është një nderim ngazëllyes”, tha Letterman.

“Për 33 vjet, nuk ka pasur një mysafir më të mirë ,një mik më të madh në këtë emision, se sa Mark Twain. Ai vërtetë dinte ta rrëfente një tregim”, shtoi ai.