Fit&Sexy

Dardha lufton dhimbjen e kokës pas dehjes

05/18/2017 14:49
nga:A.H

Agjencia shkencore e Australisë, “CSIRO”, ka publikuar rezultatet e studimit, që ka dëshmuar se dardhat janë të mira në ndalimin e dhimbjeve të kokës, që shkaktohen pas dehjes.

Agjencia thekson se dardhat e ulin edhe kolesterolin, ndikojnë kundër inflamacioneve dhe lehtësojnë kapsllëkun. Lëngu i dardhës po ashtu ofron ndihmë në këtë drejtim.

Shkencëtarët pohojnë se dardhët, por sidomos edhe lëngu i tyre, zbut simptomat e dhimbjeve të kokës shkaktuar pas dehjes, apo konsumimit të alkoolit.