Lajme

Dardan Sejdiu paralajmëron padi për Ganimete Musliun!

07/12/2017 22:12
nga:Gazeta Blic

Pas akuzave personale të cilat deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu, ia bëri deputetit nga radhët e VV-së Dardan Sejdiu, ky i fundit ka reaguar duke i quajtur ato si shpifje, raporton GazetaBlic.com

Akuzat, se nëna e Sejdiut si gjykatëse nuk do ta lënte të gjallë kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe Presidentin Hashim Thaçi si pjesëtarë të UÇK-së nëse do t’i zënte gjatë kohës së luftës të bëra nga deputetja e PDK-së, Sejdiu i ka konsideruar si metoda tashmë te tejkaluara të ShIK-ut.

“Shpifjet nuk e bëjnë Kadrinë kryetar kuvendi e tash më qe besa e bëjnë humbëse të zgjedhjeve”, ka thënë ai, duke e paralajmëruar deputeten Musliu për padi.

“Nesër për Ganimeten padia e sot e nesër për Kadrinë vec humbja”

Ky është shënimi i deputetes Musliu:

Sot paska fol edhe ylli i ri i estradës së kuqe sovjetike nga VV, Dardan Sejdiu, që po shijon “sukseset” e fitores humbëse të 11 qershorit dhe paska thëne se Kadri Veseli nuk është njeri i duhur për kryeparlamentar!?

Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” ( baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij); por edhe ky Sejdia me nanën e vet, gjyqetare të dhunshme të Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxanë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëhere, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëhere prej gjyqit serb ku ka punuar!? E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar!?

Populli im, sa çudi kjo VV, ka mbledhë në fronte tërë këtë soj të këtyre njerëzve “patriot”! !!!!
Ama patriot! 
Këta, për ata nuk e njohin shtetin e Kosovës, vec e dojnë me nostalgji bashkimin e madh … sovjetik!

/Gazeta Blic/

09/20/2017 12:14

Veton Surroi ironizon me të madhe me PDK!