Lajme

Dardan Molliqaj i përgjigjet Daut Haradinajt

10/12/2017 23:42
nga:Gazeta Blic

Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj deklaratës së Daut Haradinajt të AAK-së, i cili ka theksuar se Decanin AAK e fiton pa balotazh.

Ai në një shënim në Facebook është shprehur se në këtë komunë do të ketë balotazh dhe deçanasit do të votojnë për Vetëvendosjen dhe kandidatin e saj Zekë Sinanaj.

Ky është komenti i tij:

Daut Haradinaj, nga paniku i humbjes edhe në Deçan, sot na e paska dërguar një porosi se nuk ka balotazh.

Në zgjedhjet e kaluara i numëronte votat tona dhe thoshte se kemi pak vota. Në fund, VETËVENDOSJE! doli partia ma e madhe me 32 deputetë, përderisa AAK mbeti me vetëm 10 deputetë.

Sic duket e kanë kuptuar që as shpërndarja e librezave të veteranëve ndaj atyre që dikur i quanin ”policë lokal” të Serbisë, as shtrimi i rrugëve e trotuareve në kohë fushate, e as premtimi i vendeve të punës nuk po iu kryen punë.

Deçani do të ketë balotazh. Deçanasit kësaj here do të votojnë për program zhvillimor, e kush tjetër ka program përpos Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatit Zekë Sinanaj?!

Fatmirësisht, deçanasit kësaj here do të votojnë përtej subjekteve partiake. Zekë Sinanaj po e merr mbështetjen e simpatizuesve të të gjitha partive në Deçan. Kjo po e shqetëson shumë Dautin dhe AAK-në.

Shihemi në balotazh