Lajme

“Dallavere” me listën zgjedhore të LDK-së në Prishtinë, ngritet kallëzim penal ndaj anëtarit të kësaj partie në KQZ!

09/12/2017 17:19
nga:Gazeta Blic

Tre anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët ishin propozuar për asambleist në Komunën e Prishtinën nga nëndega e IV-të e kësaj partie, dyshojnë se emrat e tyre u manipuluan në listën zgjedhore nga individë brenda LDK-së pas dorëzimit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

E për këtë dukuri, anëtarët e LDK-së Avdi Ferri, Muhamet Nura dhe Zeqir Meta kanë ngritur një kallëzim penal ndaj anëtarit të LDK-së në KQZ, Sami Hamitit, për të cilin dyshojnë se i zëvendësoi emrat e tyre me emra tjerë, kështu duke ua pamundësuar pjesëmarrjen e këtyre tre anëtarëve në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Anëtari i LDK-së nëndega e IV-të në Prishtinë, Ferra i ka thënë “Gazeta Blic” se përveç kallëzimit penal që e kanë ngritur ndaj anëtarit të kësaj partie në KQZ, Hamitit, i kanë drejtuar edhe një ankesë drejtoreshës për Regjistrimin e partive politike në KQZ, Miradije Mavriqi, e cila sipas këtij anëtari të LDK-së ia ka kthyer mbrapsht ankesën me arsyetimin se është e pabazë.

“Znj. Mavriqi ka refuzuar që ta pranoi ankesën lidhur me zëvendësimin e emrave tonë me emra tjerë, pavarësisht insistimit tonë që ajo ta pranoi si të tillë këtë ankesë dhe ta kthej qoftë edhe me një përgjigje negative, ajo nuk ka pranuar që ta marrë atë duke thënë se si e tillë është e paqëndrueshme dhe se anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti nuk ka kryer një vepër të tillë”, u shpreh Ferra për “Gazeta Blic”

Lidhur me rastin portali “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje që të marrë një shpjegim për mos pranimin e ankesës nga ana e drejtoreshës për RPP në KQZ, nga zyrtari për media Valmir Elezi, por i njëjti nuk ka dhënë asnjë përgjigje deri më tani.

Ndërkohë “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe të nominuarin e LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi lidhur me rastin, i cili i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e këtyre tre anëtarëve të LDK-së, të cilët kanë shprehur dyshime për manipulim të listës zgjdhore.

Abrashi, duke u shprehur i habitur me veprimin e anëtarëve Ferri, Nura dhe Meta, ka thënë për “Gazeta Blic” se nuk bëhet fjalë për asnjë manipulimi në listën zgjedhore, listë kjo në të cilën ai është bartës i saj.

“Nuk po me besohet se këta anëtarë kanë bërë një gjë të tillë, me të vërtetë është e quditshme por edhe qesharake. E vëteta nuk qëndron ashtu siç e paskan interpretuar ata, emrat e tyre nuk janë zëvendësuar me emra tjerë, është plotësisht e pavërtetë kjo. Emrat e tyre sikurse edhe emrat e të propozuarve tjerë kanë ardhur në parti nga nëndegët e partisë tonë dhe në fund është vendosur se kush të jetë pjesë e listës e kush jo. Lista finale që është dorëzuar në KQZ ka qenë pa emrat e z. Ferri, z. Nura dhe z. Meta, dhe nuk ka pasur asnjë mundësi të manipulimit të listës tonë as nga ana e z. Hamiti por as nga askusht tjetër”, ka deklaruar Abrashi.

Portali “Gazeta Blic” ka bërë përpjeke për të kontaktuar përmes postës elektronike edhe me anëtarin e LDK-së ne KQZ, Hamitin, por i njëjti nuk është përgjigjur në pyetjet e redaksisë.

Ndërkaq në kallëzimin penal të cilin të propozuarit nga nëndega e IV e LDK-së në Prishtinë, Ferri, Nura dhe Meta e kanë ngritur ndaj Hamitit, përveç dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare për largimin e emrave të tyre nga lista zgjedhore dhe zëvendësimin e tyre me erma të rinj, ata kanë ndarë edhe akuza për manipulim të rezultatit zgjedhor të kësaj partie.

“Po e theksojmë se z. Sami Hamti sa ishte Kryetar i Degës së IV të LDK-së, njihet si manipulues i rezultateve të zgjedhjeve që janë kryer përgjatë mandatit sa ishte kryetar i Degës. Madje ai sa ishte në ushtrimin ë detyrës së Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, për malverzimet në dobi të vet”, thuhet në kallëzimin penal të ngritur ndaj Hamitit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Të pakënaqurit Ferri, Nura dhe Meta po ashtu në këtë kallëzim penal kanë prezantuar edhe bisedën private ndërmjet Kryetarit të Degës së IV-të Halim Muqollit dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës Arban Abrashi, përmes të cilës pretendojnë se e kanë kuptuar manipulimin me listën zgjedhore.

“z. Halim Muqolli i përgjigjet z. Abrashi, sa i përket bisedës së sotme rreth mundësisë së ndërrimeve, për t’i ikur keqkuptimeve – unë nuk mund të lejoj ndryshime. Propozimet kanë ardhur nga Nëndegeët, lista është e Degës dhe LDK-së. I kemi kërkuar. I kemi kërkuar bashkëpunim kryetarit Isa Mustafa, ai na ka thënë që “kryjeni ju” andaj, nuk e vlerësoj që ky duhet të jetë prioriteti juaj”, thuhet në këtë kallëzim penal.

Më poshtë mund të shihni të plotë kallëzimin penal dhe dëshmitë tjera që këta tre anëtarë të LDK-së kanë prezantuar para drejtësisë.

Bisada ndërmjet Abrashit dhe Muqollit

Lista me propozimet e nëndegës së LDK-së
Lista me propozimet e nëndegës së LDK-së
Lista zgjedhore e LDK-së
Lista zgjedhore e LDK-së

 

 

09/22/2017 22:51

Tregon Abrashi: Këto parti do të shkojnë në balotazh në Prishtinë!