Lajme

Dalja e AAK-së nga koalicioni i PAN-it, zgjedhje jo e duhur!

07/12/2017 13:12
nga:M H

Njohësi i rrethanave në Kosovë, Fadil Lepaja ka folur rreth zhvillimeve të fundit në skenën politike në vend.

Sipas Lepajës dalja e AAK-së nga koalicioni i PAN-it, do të ia vështirësonte edhe më shumë punët Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Dalja nga koalicioni PAN , për postin e kryeministrit do të e komprometonte përfundimisht personalitetin e Ramush Haradinajt, ndërkohë që më e lehtë për të duket edhe formimi i qeverisë me këtë koalicion që e ka mandatuar”, vlerëson Lepaja për ‘Gazeta Blic’.

Lepaja ka folur edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, sipas tij kjo parti nuk është e njëjtë si në kohën e Hashim Thaçit.

“Unë mendoj se as PDK nuk është ajo që ishte në kohën e z.Thaçi i cili ka shumë gjasë që të ketë marrë afër vetes pjesën më të madhe të lobit të tij që përfolën për shumëçka, ndërkohë që PDK e sotme ndodhet në një fazë kur ende nuk ka përmbyllur procesin e ristrukturimit. Prandaj mendoj se ka qenë e gabuar shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi kjo garniturë, i bartë në shpinë edhe bagazhet e strukturave informale që i ishin veshur asaj dikur dhe të cilat ende operojnë në emër të saj, edhe pse duket sheshit që nuk janë nën kontrolle të saj”, tha ai.

Ai më tej thotë që PDK është e nevojshme të dalë në opozitë.

“Tash, PDK, e sotme , ndoshta ka nevojë të dalë në opozitë për të bërë ndarjen përfundimtare me informalitetin, dhe këtë mund të e bëjë duke qenë një opozitë konstruktive”, u shpreh Lepaja për ‘Gazeta Blic’.

Ndërsa Lepaja mendon që ardhja e VV-së, në pushtet do t`i ketë disa të mira dhe të këqija, ai e sqaron pse mendon kështu.

“Natyrisht, ardhja e “Vetëvendosjes” në qeverisje, do të shkundet këtë shoqëri prej letargjisë, do të përfitonte demokracia e brendshme, por ka shumë gjasa që do të ngadalësonte tempon e proceseve që mbeten të hapura nga e kaluara. Kështu, bindja ime është se bashkësia ndërkombëtare ka dilema serioze se cila është e keqja më e vogël për interesat e tyre në rajon dhe në Kosovë: “Vetëvendosje” në opozitë apo në qeverisje?”, përfundoi ai.

07/27/2017 20:20

PDK optimiste, Lista Serbe ka kushte (VIDEO)