Showtime

Çun Lajçi për festën në Skenderaj: “Nuk e kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit”

10/18/2021 12:07
nga:G C

Aktori i njohur shqiptare, Çun Lajçi, ka reaguar për të gjithë ata që festuan humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj.

Lajçi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se familja Jashari është vet Kosova, ku në anën tjetër nuk e priste që Drenica do t’iu gëzonte aq shumë humbjes se djalit t’Hamëz Jasharit, e do të festonte me kallasha.

Postimi i plotë:

“Jasharajt janë Kosova

Tri ditë mbas masakrës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.

S’ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se Ademi nuk ka vdekë. Asht gjallë n’fushat e Kosovës!

Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua “Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica”

Cilit keni me ia knua ket kangë tash? Cilit?

Prap po them s’ishte profeci, por ishte brengë e artistit, se tue njoft popullin tim, kisha frikë se s’kan me shkua edhe shumë vite, e kemi me dyshua n’secilin e kemi me harrua edhe Hamzën edhe Ademin e lakmia ka me na i vërbua sytë.

E kisha nga frika, jo nga profecia!

Unë s’isha melaqe me pa fatin mbas njizetë vitësh, por edhe plisin edhe dheun kisha me hangër e s’kisha me besua se nji ditë Drenicë ka me iu gëzua aq shumë humbjës se djalit t’Hamëz Jasharit, e ka me zbrazë kallasha (edhe pse shumë kush m’tha “m…t e bani edhe ky për 4 vjet”)

Drenica ka pasë trima, këtë e di, por s’e kam ditë se e urrenë trimninë e vet e njeriun e vet s’e don. S’e kaq leht mashtrohen!

Humbje asht për VV-në, AAK-në e partitë lakmiçare, por i biri i Hamzës e Jasharajt s’janë humbja, janë Kosova e krenaria e shqiptarisë!

Mos iu gëzoni humbjës së Bekimit, se kjo flet për diçka që s’duhet e s’dua ta them as unë!

18.10.2021“.