Sporti

Çmenduria e merkatos: 222 milionë euro për Neymar (FOTO)

07/17/2017 20:25
nga:L H

PSG është e gatshme që të paguajë klauzolën e sulmuesit të Barcelonës, Neymar.

Skuadra franceze, PSG është gati që të thyej rekordin botëror të Paul Pogbas, si lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

E përditshmja spanjolle, Marca shkruan se PSG është gati që të paguajë klauzolën e sulmuesit të Barcelonës, Neymar prej 222 milionë eurosh.

Por, ata fillimisht duan që të marrin përgjigje pozitive nga lojtari, para se të paguajnë këtë shumë.

Tashmë thuhet se babai i lojtarit është në Paris, ku do të ketë një takim me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

09/23/2017 22:48

‘Football Leaks’ zbulon shifrat e çmendura që fiton Neymari në orë, ditë dhe muaj