Showtime

“Çmenduri”! Nuk e besoni ku bëri tatuazh fytyrën e Noizyt një fanse (Video)

08/12/2017 23:06
nga:Gazeta Blic

Reperi shqiptar Noizy është padyshim njëri nga emrat më të pëlqyer të muzikës rep.

Ai ka mbledhur rreth vetes numër të madh të fansave, të cilët bëjnë gjëra të pabesueshme për të, shkruan lajmi.net.

Por, një fanse ka bërë diçka që pakkush guxon ta bëjë, ajo bëri tatuazh fytyrën e reperit në pjesën e prapme të qafës.

Për të treguar atë që ka bërë, fansja ka realizuar edhe një video në të cilën shihet qartë fytyra e Noizyt e vizatuar në qafën e vajzës.

Videoja tashmë po qarkullon në rrjete sociale dhe atë mund ta shikoni në linkun poshtë.