Sporti

Çmenduri, ja sa do të fitojë Messi në ditë me kontratën e re

06/09/2017 15:14
nga:L H

Ylli argjentinas është pranë marrëveshjes për vazhdimin e kontratës deri më 2021.

Barcelona do ta bëjë Lionel Messin lojtarin më të paguar në botë, pasi që me marrëveshjen e re, argjentinasi do të përfitojë hiq më pak se 75 mijë euro brenda vetëm një dite, ndërsa brenda një viti ai do të paguhet plot 27 milionë euro, transmeton KP.

Bisedimet mes palëve janë në fazë përfundimtare, ndonëse në këtë rrugëtim të gjatë, ka pasur shumë herë mosmarrëveshje, sidomos për punën e pagesës.

Por, Barcelona nuk ka dashur të mendojë një largim të mundshëm të Messit nga skuadra dhe i ka ofruar atij një rritje page, të dukshme.

Madje klubi katalanas i ka vënë edhe një klauzolë largimi argjentinasit, ku secili klub që dëshiron ta transferojë atë, do të duhet që fillimisht të paguajë 400 milionë euro.

08/21/2017 08:08

Neymar: “Në Barcelonë ka drejtorë që nuk duhet të jenë aty” (Foto)