Sporti

City e Tottenhami e nisin me fitore (VIDEO)

09/13/2017 22:58
nga:Gazeta Blic

Manchester City e ka shkatërruar Feyenoordin, duke e mposhtur 4:0. Ndërsa Napoli është befasuar nga Shakhtar Donetsk, duke pësuar humbje 2:1.

Manchester City i Pep Guardiolas e ka nisur furishëm aventurën në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur 4:0 Feyenoordin.

John Stones (2’ dhe 63’), Sergio Aguero (10’) dhe Gabriel Jesus (25’), shënuan për fitoren e thellë të mysafirëve.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Napoli u shokua nga Shakhtar Donetsk, duke u mposhtur 2:1.

Tottenhami e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 3:1 në “Wembley” Borussia Dortmundin.

Son (4’), Harry Kane (15’ dhe 60’) shënuan për vendasit, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Andriy Yarmolenko në minutën e 11’të.

11/24/2017 16:45

Futbollisti i Reprezentacionit të Kosovës e lë futbollin, Machester City bënë diçka të madhe për të