Sporti

Chelsea e dëshiron yllin e Laizos

07/07/2017 19:15
nga:Y K

Chelsea gjithashtu është bashkuar në garën për sulmuesin e Lazios, Keita Balde Diao, por çmimi është 30 milion euro.

Kontrata e Keitas do të përfundojë në qershor të vitit 2018 dhe ai ka refuzuar rinovimin e saj, transmeton Sovrani.info.

Juventusi mbetet favoritët, edhe pse Milan, Manchester United, Inter dhe Liverpool janë gjithashtu kandidatë.

Sipas ‘La Repubblica’, Chelsea është klubi i fundit që ka treguar interes në gjendjen e tij dhe mund të paraqesë ofertë me vlerë 20 milionë euro.

Megjithatë, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është i bindur se dëshiron 30 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili mund të luajë në role të ndryshme sulmuese, kryesisht në krahun e majtë.

Sezonin e kaluar ai shënoi 16 gola dhe siguroi pesë asistime në 31 ndeshje të Serie A.

08/23/2017 23:42

Dështoi Coutinho, Barcelona e zëvendëson Neymarin me superyllin e Chelseat? (FOTO)