Sporti

Chelsea bën goditjen e merkatos, nënshkruan me yllin e Realit (FOTO)

07/16/2017 19:42
nga:Gazeta Blic

Danilo ka arritur marrëveshje personale me Chelsean, sezonin e ardhshëm do të luajë në “Stamford Bridge”.

Sipas asaj që raporton AS, duke iu referuar mediave braziliane, 26 vjeçari Danilo, i ka thënë po Antonio Contes dhe mungon vetëm marrëveshja me Realin, që kërkon 30 milionë euro për brazilianin.

Për lojtarin interesohej edhe Juventusi, pas largimit të Dani Alves, por braziliani preferoi Premierligën para Serie A.

Globoesporte raporton se “Blutë e Londrës” tashmë kanë nisur bisedimet me “Los Blancos”, pas përgjigjes pozitive të 26-vjeçarit.

11/22/2017 19:53

Chelsea shënon fitore bindëse, kap vendin e parë në grup (VIDEO)