Fit&Sexy

Çfarë duhet të bëni nëse ju djeg meduza?

08/08/2017 07:44
nga:A.H

Argëtimi në det shpesh mund të prishet nga meduzat Helmi nga ky lloj i gjallesave të detit kur bie në kontakt me lëkurën shkakton dhembje të ngjashme me djegien, dhe paraqitjen e të skuqurit dhe ënjtje.

Ndihma e parë në këtë rast është që plotësisht të qetë të dilni nga uji dhe assesi të mos shkelni në plagë, pasi që nëse e bëni këtë, atëherë do të shtyni helmin në thellësi të lëkurës.

Për ta sanuar me sukses djegien nga meduza nevojitet që vendin e lënduar ta shpërlani me ujë deti dhe jo me ujë të ëmbël, në mënyrë që të largohet helmi i meduzës. Pas ardhjes në plazh, në vendin e prekur nga meduza duhet vendosur copa akulli për të zbutur ënjtjen.

Po ashtu mund të përdoret edhe vaji i kantarionit dhe mjalti. Në barnatore mund të kërkoni kremin, i cili përmban analgjetik dhe antihistaminik, por nëse simptomat nuk ndalojnë dhe nuk zbuten as pas disa orëve, atëherë është e nevojshme ndihma e mjekut.