Sporti

“Bunjaku është njeri i veçantë në jetën time”

10/12/2017 17:05
nga:L H

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka falënderuar Albert Bunjakun për punën e tij me Përfaqësuesen.

Rrahmani e ka cilësuar debutimin si një arritje të madh, përkundër vështirësive dhe rezultateve.

Ky është mesazhi i Amir Rrahmanit për Albert Bunjakun:

Kemi kaluar nje vit qe nga ndeshja e pare kualifikuese, kemi kaluar cdo gje, gezime dhe me shume zhgenjime nga rezultatet. Askush nuk e di se cfare veshtiresi kemi kaluar kete vit. Imagjinojeni ky ishte viti historik i Kosoves dhe po them per veshtiresite. Por, mund ta mendoni se si kane qene veshtiresite kur trajneri Albert Bunjaki mori ne dore Perfaqesuesen para 12 vitesh. Nuk e di si mund ta falenderoj per te gjitha gjerat qe ka bere per Kosoven. Ka ndertu nje grup lojtaresh te cilet mund ti perballojne cdo kundershtari. Nje dite kur te kualifikohemi ne Europian ose Boteror do e dijme se sa ka punu per kete Perfaqesuese trajneri jone. Me vjen keq qe nuk do jete me trajner, do doja ta shijonim nje sukses te madhe bashke. Por keshtu eshte futbolli. Faleminderim i madh perTrajnerin Albert Bunjaki per te gjitha. Per mua do te jete nje njeri i vecante ne jeten time. FALEMINDERIT

10/18/2017 11:39

Talenti i Juventusit: Dua të luaj për Kosovën