Lajme

BSPK-ja hynë në grevë për Ramush Haradinajn

03/13/2017 15:48
nga:G Th

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka bërë me dije se nesër (e martë) prej orës 11:30 deri në orën 12:00 do ta mbajë një grevë në mbështetje të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka thënë se ndalimi i ish-kryeministrit Haradinaj në Francë është në kundërshtim me të gjitha vendimet e nxjerra për të nga gjykata ndërkombëtare në Hagë. “Për ne në Kosovë, Ramush Haradinaj është një hero i gjallë, i cili i doli zot atdheut, andaj me këtë rast i drejtohem punëtorisë së Kosovës që më 14.03 nga ora 11:30 deri në orën 12:00 ta mbajmë grevën paralajmëruese nëpër vendet e punës në përkrahje për lirimin sa më të shpejtë të tij nga gjykata franceze”, ka deklaruar Arifi.

04/24/2017 20:00

Smaka: Nuk ka asnjë bazë juridike që Haradinaj të ekstradohet në Serbi