Cult

Bruce Springsteen me këngë anti-Trump

04/20/2017 09:12
nga:Gazeta Blic

Bruce Springsteen dhe vokalisti i bendit Houserockers, Joe Grushecky, janë bashkuar për një këngë të re proteste anti-Trump, me titull “That’s What Makes Us Great”, që në shqip do të thotë “Kjo Është Ajo Që Na Bën Të Mëdhenj”.

Sipas Pittsburgh Post-Gazette, Grushecky veç se e kishte pasur këtë këngë, para se Springsteen të fliste për një bashkëpunim.

“Ia dërgova atij dhe ai e pëlqeu. I thashë ‘çfarë mendon sikur të këndosh në të?”, shpjegoi Grushecky.

Grushecky vazhdoi të thotë që Trump  e kishte humbur votën e tij “në momentin që filloi të tallej me njerëzit me nevoja të veçanta. Si mundet një person si ai të jetë president i Amerikës?”.

Ju mund ta dëgjoni këngën “That’s What Makes Us Great” në ueb-faqen e Grusheckyt.