Lajme

Brovina: Njerëzit janë duke u frikësuar për të folur për bashkim me Shqipërinë! (VIDEO)

03/16/2017 22:26
nga:Gazeta Blic

Deputetja e PDK’s, Dr. Flora Brovina ishte e ftueme ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Ajo ka fole per te drejtat e grave shtatzana qe jane te punesueme ne Kosove dhe per pushimin e tyne gjate shtatzanise.

“Jemi ba nji shtet shume administrativ, pa ide dhe pa zgjidhje, tue prite gjithmone te tjeret me na mesue qysh me veprue”, ka thane Brovina.

Brovina, megjithate ka thane se Kosova nuk ka ligje diskriminuese, por ka ligje jashte kapaciteteve qe i ka.

“Grate e diskriminueme shume rralle ankohen per diskriminimin ndaj tyne”, ka vleresue Brovina, shkruen Rrokum.TV.

Tue fole per natalitetin, deputetja e PDK’s u shpreh se ndjehet e befasueme me ranien drastike te natalitetit ne Kosove.

“Nder arsyet per kete, familjet kane ndryshue sot, sepse mjaftohen burri me gruen nese jane te punesuem”, shprehet Brovina.

Brovina ka vnue theksin edhe te shftytezimi i rinise per nevoja te qarqeve te caktueme.

“Ne Kosove rinia po shftytezohet per nevoja te ndryshme, qofte nga ana e politikes apo formave tjera”, thote Brovina.

Brovina ka diskutue edhe per tema tjera politike. Lidhun me te ardhmen e Kosoves, Brovina ka thane se nuk mjafton bashkimi me Shqipnine veç ne BE, sepse qysh thote ajo, historia kombetare nuk mundet me u harrue.

“Nese jemi dy shtete, mundemi me pase nji platforme kombetare”, konsideron ajo.

Ajo mendon se njerezit ne pergjithesi ‘tuten’ me fole per kete teme. /Rrokum.TV

06/26/2017 22:17

Khalilzad: Millosheviqi nuk la zgjidhje tjetër pos pavarësisë së Kosovës