Lajme

Brenda pak ditësh krijohen ekipet ekspertëve VV- LAA, për harmonizimin e programit

07/11/2017 14:23
nga:Gazeta Blic

Koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje tashmë kanë filluar takimet për arritje të koalicionit dhe formimin e Qeverisë së re.

Për Gazeta Blic, Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se takimet me koalicionin LAA kanë filluar dhe do të vazhdojnë ditëve në vijim.

Ajo ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të formohen ekipet e ekspertëve, me qëllim harmonizimin e programave.

“Po takimet me LDK gjegjësisht me koalicionin LAA tashmë kanë filluar dhe pritet të vazhdojnë në ditët në vijim kur do të krijohen edhe ekipet e ekspertëve për harmonizimin e programit qeverisës. Besoj se edhe takimet në nivel liderësh do të vazhdojnë dhe për çdo zhvillim do të jetë i informuar publiku sepse gjithçka do të jetë transparente si përherë”, tha Pantina për GazetaBlic.com.

Ndryshe, në zgjedhjet e 11 qershorit PAN, doli koalicioni i parë më 39 deputet, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 32 dhe i treti u rendit Koalicioni LAA, me gjithsejtë 29 deputet.

PAN ndonëse doli i pari, asnjë nga partitë aktuale, as VV e as LAA nuk duan të hyjnë në bashkëqeverisje.

Mandatari i PAN-it për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj ka theksuar dje se qysh të hënën e ardhshme, Kosova do ta ketë edhe qeverinë.

Shqipe Pantina

09/21/2017 14:25

Shpend Ahmeti: Lirak Çelaj kërkoi koalicion me VV-në!