Botërori me 48 ekipe kundërshtohet nga klubet europiane, lajm i keq për Kosovën dhe Shqipërinë

10 January 2017, 18:18

Botërori me 48 ekipe kundërshtohet nga klubet europiane, lajm i keq për Kosovën dhe Shqipërinë

Vendimi i FIFA për ndryshimin e Formatit të Botërorit me 48 skuadra pjesëmarrëse nuk është pritur mirë nga Shoqata e Klubeve Europiane.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, institucioni që përfaqëson Ligat më të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër doli hapur kundër këtij vendimi.

Në këtë komunikatë Shoqata e Klubeve theksoi se një kupë bote me 32 skuadra është formula ideale dhe se ky ndryshim është bërë për motive politike dhe jo sportive.

Në të njëjtën kohë, kjo shoqatë ngriti pikëpyetje edhe mbi urgjencën e FIFA për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm pa marrë parasysh mendimin e palëve të interesuara dhe që preken ndjeshëm nga kjo reformë.

Në fund, Shoqata e Klubeve Europiane bëri të ditur se në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të saj që do të mbahet në fund të këtij muaji do të bëhet analiza për këtë vendim të FIFA dhe për impaktin dhe pasojat që do të ketë ai. /Top Channel

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika