Lajme

Blic Intervista | Korab Sejdiu: Ani pse nuk e kam votuar, Haradinaj mund të llogarisë në mbështetjen time!

10/12/2017 16:31
nga:Diamant Bajra

Mënyra se si është formuar Qeveria “Haradinaj” duke e lënë në opozitë shumicën shqiptare, është një garanci për deputetin e pavarur të Parlamentit të Kosovës, Korab Sejdiu se nuk do të ketë jetëgjatësi. Ai po ashtu e sheh si shqetësuese për vendin varësinë që ka krijuar kjo Qeveri nga Lista Serbe, subjekt ky i cili sipas tij dërigjohet nga Beogradi.  

Por pavarësisht kësaj situate, Sejdiu nuk e mohon mundësinë e bashkëpunimit me Qeverinë për çështje që janë në interes të vendit. Ky deputet i pavarur në një intervistë për “Gazeta Blic” thotë t’ia ketë bërë të ditur kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, se mund të llogarisë në votën e tij për çështje që nuk janë të dëmshme për vendin.

Sejdiu, gjatë kësaj interviste është deklaruar edhe rreth premtimit të Haradinajt për liberalizmin e vizave dhe luftimit të korrupsionit. Ai ka vlerësuar se qyetarët e vendit nuk mund të lëvizin lirshëm drejtë vendeve të BE-së edhe për një kohë të gjatë, ndërkaq për luftën kundër korrupsionit mohon të ketë parë ndonjë plan konkret nga ana e Qeverisë.

Aktualisht, Sejdiu mohon se është duke e shqyrtuar mundësinë e kalimit të ndonjë subjketi politik, duke thënë se vendimin për një gjë të tillë do ta marrë tek pasi që të vendos për angazhim të mëtutjeshëm në politik.

Sa i përket subjekteve politike unë edhe për një kohë mendoj të vazhdojë si i pavarur dhe pasi të përfundojë ky mandat së pari do ta marrë vendimin se a duhet të vazhdojë edhe më tutje me politik dhe së dyti nëse veç vendosi që të vazhdojë me politik atëherë rrugën të cilën do ta ndjeku, me kë do të bashkohem apo do t’i bashkojë forcat”, është shprehur ai në këtë intervistë për “Gazeta Blic”

Ai po ashtu është deklaruar edhe rreth punës së Gjykatës Speciale dhe problemet e qeverisë me pagat e veteranëve të UÇK-së, problem ky të cilin e ka cilësuar mjaft serioz.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë me deputetin Sejdiu:

Gazeta Blic: Jeni dorëhequr nga AKR-ja, pasi që ajo iu bashkua koalicionit PAN. Që nga ajo kohë ju keni vepruar si i pavaruar, a mendoni të vazhdoni si i tillë deri në fund të mandtati apo keni plan t’i bashkoheni ndonje subjekti politik, ose të ktheheni në partinë që keni qenë, pasi që për ju thonë se janë dyert e hapura?

Sejdiu: Nuk e kam ndërmend aktualisht që t’i përkas ndonjë subjekti politik, pra unë do të vazhdoj që detyrën time si deputet i pavarur, natyrisht unë kam mbetur në grupin parlamentar aty ku kemi qenë që nga fillimi, ku janë LDK dhe Alternativa dhe kjo më shumë për aspekte administrative sa i përket komisioneve e kështu me radh. Sa i përket subjekteve politike unë edhe për një kohë mendoj të vazhdojë si i pavarur dhe pasi të përfundojë ky mandat së pari do ta marrë vendimin se a duhet të vazhdojë edhe më tutje me politik dhe së dyti nëse veç vendosi që të vazhdojë me politik atëherë rrugën të cilën do ta ndjeku, me kë do të bashkohem apo do t’i bashkojë forcat.

Gazeta Blic: A mendoni se do të ndëshkohet nga qytetarët AKR-ja në zgjedhjet lokale, pas hyrjes në koalicion me PAN-in?

Sejdiu: Zgjedhjet lokale dallojnë shumë nga ato qëndrore me faktin se zakonisht vota ipet për ata të cilët jo domosdoshmërisht janë figura politike kombëtare por janë përsona të cilët kanë lidhje ose njihen me elektoratin, kështu që unë besoj që rezultati i cilës do parti në zgjedhjet lokale varet shumë nga ajo se sa janë të përgaditur kandidatët që i kanë.

Gazeta Blic: Pak ditë pas krijimit të qeverisë “Haradinaj” është paralajmëru mocion për rrëzimin e saj, do ta mbështesin ju një inciativë të tillë?

Sejdiu: Mocioni arsyetohet kur paraqitet dhe duhet të shihet pse po paraqitet ai mocion dhe natyrisht çfarë do mocioni i tillë që do të paraqitej unë do ta vlerësoja me seriozitetin më të lartë dhe do të vendosja ashtu siç mendoj që është në të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, kështu unë e shoh si problematike këtë qeveri për të pasur jetë të gjatë, por sidoqoftë për ta vlerësuar një mocion duhet shihet pse po bëhet ai mocion, a po bëhet vetëm për inatë apo për ndonjë çështje që ka të bëjë me interesat e shtetit.

Photo Atdhe Mulla / K2.0.

Gazeta Blic: E përmendet si problematike jetëgjatësinë e kësaj Qeverie, përse mendoni kështu?

Sejdiu: Mënyra se si është formuar kjo qeveri, është e tillë që nuk garanton jetëgjatësi, do të thotë lënia në opozitë e shumicës shqiptare është një gabim fatal, mazha shumë e vogël e formimit të qeverisë, do të thotë prej një numer shumë të vogël të deputetëve, pra përmbi gjysmën dhe çështja e tretë që e kam theksuar që nga fillimi që kjo qeveri është themeluar duke e bërë subjekt vendimarrës Listën Serbe e cila në një mënyrë ose tjetër është vegël dhe derigjohet nga regjimi në Beograd.

Gazeta Blic: Duke qenë në opozitë, a mund të llogarisë Qeveria në votën tuaj për shtyrjen e disa çështjeve që janë në interes të vendit, siç është çështja e Demarkacionit, temë kjo që është e lidhur ngusht me liberalizimin e vizave?

Sejdiu: Unë i kam thënë edhe kryeministrit, që pavarësisht faktit që kam votuar kundër qeverisë, sa do herë që ai bie në Kuvend një propozim i cili është në të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të këtij vendi ai mund të kalkulojë në mbështetjen time, por prap kjo do të vlerësohet nga unë se a është në të mirë të vendit apo jo, përfshirë këtu edhe çështjet madhore, si Demarkacioni, Asosacioni, ushtria e kështu me radh dhe shuëm gjera të tjera që e presin Kosovën, sepse ne më shumë po fokusohemi në këto gjera që janë mediatike por ka edhe çështje tjera të rëndësishme por që nuk po marrin bujë aq të madhe dhe për sëcilen prej këtyre unë do ta vlerësoj nëse është në të mirë të qytetarëve do ta mbështes nëse jo nuk do ta ketë përkrahejn time.

Gazeta Blic: Sa jemi tek liberalizimi i vizave, kryeministri Haradinaj pati premtuar se qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm brenda 90 ditëve, a besoni ju se do të arrijë që ta bëjë një gjë të tillë?

Sejdiu: Kjo ka qenë ndoshta më shumë dëshirë se sa diçka që është e realizueshme, duke pasur parasysh rrethanat aktuale dhe kushdo që ka pasur njohur lidhur me këtë çështje e ka ditur shumë mrië që një afat i tillë kohor nuk mund të përmbushet vetëm se ai është dashur ta ketë parasysh që çështja e Demarkacionit është bllokuar dhe faktin që merr kohë por edhe po të zgjidhej është çështja e korrupsionit e cila nuk është e adresuar sa duhe, por edhe sikur ajo të adresohej do të merrte kohë miratimi i liberalizimit të vizave nëpër sëcilin shtet evropian dhe ne e dijmë shumë mirë që në Bashkimin Evropain ka shtete që nuk na njohin dhe me gjasë do duhej që Bashkimi Evropain të merr kohë për të gjetur një formulë për liberalizmin e vizave të cilën ende nuk e ka. Kështu që një afat i tillë i shkurtër kohorë mund të ketë qenë një dëshirë e tij se sa realitet.

Gazeta Blic: Sa prisni që kjo qeveri të jetë e suksesshme në luftën kundër korrupsionit, duke ditur që pjesë e saj është edhe PDK-ja, parti kjo që në vazhdimësi është akuzuar për korrupsion?

Sejdiu: Është herët të flitet se a do ta luftojë korrupsionin apo jo, mirëpo çka mund të analizojmë për mënyrën se si ka ardh deri tek kjo qeveri, përbërja e saj dhe prej asaj çka mund të themi është se nuk i ka gjasat për të bërë luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Duke analizuar programin qeverisës, veçanërisht pjesën për luftimin e së dretjës shihet që nuk ka një plan gjithpërfshirës se si të adresohej drejtësia, duke prekur sëcilin element që kontribuon çoftë për të mirë çoftë për të keq në sistemin e drejtësisë dhe kështu që kjo mungon prandaj prap po kthemi tek ajo puna e dëshirës që ndoshta ajo ekziston por nuk ka ndonjë plan konkret i cili do të jetë i zbatueshëm për me arrit deri tek ajo pikë ku dëshirojmë sa i përket luftimit të korrupsionit.

Gazeta Blic: Së fundmi kemi dëgjuar një deklaratë kundër Gjykatës Speciale nga ana e Presidentit Thaçi, si e komentoni ju qëndrimin e tij? A është ky një sinjal që kjo gjykatë do të ketë punë me krerët e shtetit?

Sejdiu: Nuk jam prej atyre që dalë në media dhe them se e di kush ka me qenë në listën e të akuzuarve e kush nuk ka me qenë, por unë dua të dalë një hap mbrapa dhe të them se të qenurit shtet nenkupton që jo vetëm për të thënë se je shtet por edhe për të vepruar si shtet, dhe një prej mënyrave që kur vepron si shtet që kur merr vendime ndërkombëtare ato i zbaton sepse nuk ka në të vërtetë mekanizëm ndërkombëtarë që të obligon me zbatu një vendim që e ka marrë shteti kështu që në nëj farë mënyrë vullnetarisht e obligon vetën për ta zbatuar një obligim ndërkombëtar që e ke marrë. Tani të kthehemi tek çështja e Gjykatës Speciale dhe të çështja e Demarkacionit, nëse ne vazhdimisht hymë në marrëveshje me shtetet e huaja ose me bashkimin evropain e kështu me radhë dhe vazhdimishte ndërrojmë mendjen atëherë ne tregojmë që nuk jemi të pjekur si shtet, e tani sa i përket Gjykatës Speciale ne e kemi kryer këtë punë, njëkohësisht e kemi përgatitur tërë legjislacionin e nevojshëm dhe jemi në pikën kur janë të gatshme të fillojnë edhe aktakuzat. Unë personalisht kam qenë kundër një gjykate të tillë e cila vetëm në letër është gjykatë e Kosovës por në fakt është tërsisht e ndarë nga gjyqësori ynë dhe ka dërguar një mesazh në skenën ndërkombëtare që Kosova nuk është e gatshme të ballafaqohet me drejtësi dhe nuk është e gatshme që të gjykojë përsonat e vet. Çështja tjetër është që e dërgon një precedent që është gjykata e vetme në botë e cila gjykon vetëm njerën anë do të thotë nuk merret me krimet e kryer në një vend siç ka qenë Tribunali i Hagës, por është gjykatë etnike faktikisht e cila merret vetëm me krimet që aludohet kinse i paskan kryer pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që është e padrejtë dhe është e pazakont në historinë e drejtësisë ndërkombëtare por tani e kemi pranuar dhe duhet të zbatojmë deri sa të shohim që e ka kryer punën e vet kjo gjykatë.

Gazeta Blic: Ju me profesion jeni edhe avokat, a mund të na shpjegoni se sa do të kenë imun zyrtarë të lartë shtetëror nëse ndodh që të dalin para Gjykatës Speciale?

Photo: Atdhe Mulla / K2.0.

Sejdiu: Imuniteti nuk ekziston sa i përket krimeve që janë kryer jashtë funksioni që janë kryer si zyrtarë i lartë, për shembull unë nëse kam imunitet lidhur për atë që deklarojë në seancë parlamentare, nëse unë dalë e vraj dikë ose e shkeli dike apo diçka të tillë atëherë unë nuk kam imunitet fare dhe duhet të thirrem në përgjegjësi për atë punë, kështu që imuniteti nuk vlenë për askënd por çështja më e ndishme është nëse do të ketë në listën e të akuzuarve zyrtarë të lartë gjë që është edhe njollosëse ndaj shtetit që më pas do të bëhej bujë mediatike dhe natyrisht do t’i njolloste institucionet tona, për këtë arsye unë vazhdimisht kam kërkuar që insitutcionet tona të jenë të mbushura me njerëz që nuk kanë një histori për ndonjë vepër penale që do të mund të thirreshin gjatë ushtrimit të funksionit zyrtarë.

Gazeta Blic: Problemi me pagat e veteranëve të UÇK-së. Si do të arrihej një zgjidhje e qëndrueshme për këtë kategori, çfarë do duhej të bënte qeveria?

Sejdiu: E vërtetë që është një problem i madh, por problem i saj nuk ka të bëjë me vlerën monetare që i jepet një veteran, por problemi është tek listat e veteranëve, ku të gjithëve përpos qeverisë e dinë që janë të fryera, kështu që nëse qeveria Haradinaj dëshiron të adresojë këtë problem në mënyrë korrekte dhe të drejtë, atëherë ata duhet ta bëjnë një auditim dhe një rivlerësim të listave të veteranëve dhe në këtë mënyrë, natyrisht zvogëlohet numri përafërsisht sa është numri i veteranëve dhe nën dy do të lehtësohej ngarkesa në buxhetin e Kosovës, ku po na paraqesin vazhdimisht pengesa me instutucione që e ndihmojnë financiarisht shtetin e Kosovës përshembull siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar që është një mbështetes kogja i fuqishëm i Kosovës. Kjo tani është në dorë të Qeverisë nëse ata dëshirojnë të punojnë si duhet për vendin apo të veprojnë në atë mënyrë që të dërgojnë vendin poshtë.

Është përmend edhe kategorizimi i veteranëve në bazë të kyçjes së saj në luftë në tri kategori të ndryshme, a do ta mbështetnit ju një ligj të tillë për kategorizimin e tyre?

Sejdiu: Për mua personalisht me duhet ta analizoja pak me thell këtë çështje sepse nuk e di se kur janë future në lufta veteranët në zonat e ndryshme, për mendimin tim personal sëcili person që ka dalë në luftën e fundit ka dalë me vdek dhe tani sikur një javë sikur një muaj, sikur ku ta di sa, ata ushtrë kanë dalë aty dhe e kanë dhënë kontriboutin e vet, por për katëgorizimin e tyre duhet të analizohet mirë dhe nëse duhet atëherë duhet vendosur, por çfarë do page që qeveria vendos të ju jap ajo duhet të jetë e barabartë sepsë të gjithë ata kanë kontribouar duke luftuar dhe për të vdekur për këtë vend.

Gazeta Blic: Ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar ish-deputetin e VV-së, Sadri Ramabajen si të përfshirë në organizatën kriminale “Syri i Popullit”, si e shihni ju gjendjen e sigurisë në vend marrë parasysh faktin se në një listë me emra të cilën e kishte në posedim kjo organizatë, kanë qenë present edhe emra të që mbajnë poste të larta?

Sejdiu: Unë nuk kam informata sa i përkët këtij rasti, por unë mund të flaës rreth sigurisë në vend për çka pyetet, në sëcilin vend ku ka drejtësi të birsht ku nuk ka drejtësi funksionale atëherë çfarë do që ndodh janë rrjedhoj e asaj drejtësie jofunksionale, pra kur qytetrët mendojnë se mund ta marrin djretësinë në duart e veta ose kur ndërmarrin veprime të kundërligjshme si të themi me ringjallje të çështjeve kaunore, por unë mund të them edhe ky rast edhe shumë raste të tejra  burimin e kanë të mos funksionimi i drejtësisë në Kosovë që natyrisht edhe qytetarët duhet të mendojnë se a duhet ta shkelin ligjin apo jo. Ligji tani për dike është bërë nënë e për dike njerkë dhe kjo nuk guxon të ndodh tek ne sepse ne nuk jemi duke parë aq shumë pasoja sa do duhej të shohim duke marrë parasyshë se sa në gjendje të keqe është drejtësia, njerëz të korruptuar njerëz kriminelë ka çdo kund, edhe në Amerikë edhe në Gjermani edhe në Francë por dallimi prej tyre dhe neve është sepse atje ekziston ndëshkimi kurse tek ne jo.

Gazeta Blic: Kur mendoni të heqni dorë nga politika?

Sejdiu: Nëse kryhet detyra politike që e merr në mënyrë të përgjegjshme përsiëpr është punë jashtëzakonisht e vështirë që konsumon shumë energji po them që nuk e shoh vetën në politik deri në fund të karieres, unë kur t’i afrohem në fund mandatit do të vendosi nëse do të kem energji për të vazhduar më tutje dhe nëse shoh se po ju mbes borxh qytetarëve që me kanë sjell në atë post politik unë do të vazhdojë edhe për një mandate, por nëse nuk ndodh kjo atëherë më mirë do të ishtë që të tërhiqem dhe t’i lëshojë vend dikuj që ka më shumë energji.

/GAZETA BLIC /

 

10/20/2017 10:04

Kjo është befasia më e madhe që do të sjellin zgjedhjet e 22 tetorit, sipas Haki Abazit!