Lajme

Bisedimet për Qeverinë, Zaev takon Ahmetin

05/19/2017 19:36
nga:M H

Takimi i parë mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti, pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë, përfundoi pa detaje për mediat mbi çështjet që janë vënë në tavolinë.

Në komunikatën e përbashkët të partive thuhet se janë diskutuar vetëm principet e bashkëpunimit.

“Temë e takimit ishin principet e bashkëpunimit, Qeveria reformuese dhe integrimet në BE dhe NATO. Në periudhën e ardhshme do të intensifikohet bisedimet mes dy partive, përfshirë edhe me partitë që dhanë mbështetje për formimin e Qeverisë së re pas të cilave do të kalohet në zgjidhje konkrete për ndarjen e ministrive”.

Për takimin Zaev – Ahmeti, i cili zgjati rreth dy orë, zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, deklaroi se të gjithë përkrahin idenë që zgjedhja e Qeverisë të ndodhë së shpejti. Por sipas tij, temë e takimit nuk ka qenë ndarja e mundshme e resorëve ministrore.

“Është totalisht e parëndësishme pyetja për ndarjen e resorëve ose ndarjes personale, sipas partive politike, me emra ose resorë. Ajo që është më e rëndësishme për Maqedoninë është që t’i ndërrojmë ose të vendosim principe të funksionimit të sistemit në të cilin qytetarët do ta ndjejnë Qeverinë si të tyren”. deklaroi Petre Shilegov nga LSDM, shkruan Alsat M.

Akoma nuk dihet se kur do të vihen në funksion grupet e punës me përfaqësues nga të katër partitë të cilët pritet të ulen në tavolinë të përbashkët të negocimit.

Nëse Besa do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, varet nga bisedimet e mandatarit Zaev me këtë parti e cila ka disa kushte, ku bën pjesë edhe rishikimi i mundshëm i zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryeparlamentar. Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët, pret kthimin e Ziadin Selës nga rehabilitimi jashtë vendit, për çka është paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp e tij për ditën e hënë.

07/21/2017 21:34

Dardan Gashi tregon më tepër për takimin mes Haradinajt e Familjes Rugova