Lajme

Biseda telefonike/ Erdogan kërkesë homologut rus për armëpushim

03/28/2022 11:07
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike që kreu ditën e djeshme me homologun e tij rus Vladimir Putin, i kërkoi atij armëpushim dhe kushte të mira për civilët pas pushtimit të Ukrainës.

Erdogan i theksoi homologut të tij rëndësinë e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës, fillimin e paqes dhe krijimin e kushteve të mira humanitare në të gjithë rajonin. Ai deklaroi më tej se Turqia do të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin .

Zyra presidenciale në Twitter bëri me dije gjithashtu se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.