Geek

Bill Gates pendohet për “një gabim” në Windows, ja cili është ai!

09/23/2017 17:54
nga:F.B

Multimiliaderi Bill Gates ka zbuluar një gjë, për të cilën thotë se do të dëshironte të kthehej në të kaluarën për ta ndryshuar në sistemin operativ Windows sikur të kishte mundësi.

Njeriu më i pasur në botë ka thënë se do të donte të ndryshonte komandën ikonike Ctrl-Alt-Del në një komandë të vetme, një lëvizje e cila do të shpëtonte miliona përdorues të kompjuterëve nga e ashtuquajtura “përshëndetje me tre gishta”.

Kombinimi në tastierë është bërë një rrugë legjendare për të mbyllur ndonjë program, apo edhe për të shuar PC. Por, Gates mendon se e gjithë kjo ka mundur të bëhet në mënyrë më të lehtë.

Gates është larguar nga posti i udhëheqësit ekzekutiv të Microsoft në vitin 2000, por ai vazhdon të këshillojë kompaninë derisa ai është i fokusuar në fondacionin Bill & Melinda Gates. /kp

 

11/18/2017 13:33

7 rregulla të Bill Gates, që nuk t’i mëson shkolla por të duhen gjithë jetën