Lajme

Bibla 1000 vjeçare zbulohet nga policia turke

01/11/2017 15:32
nga:A SH

Policia turke afër qytetit të Tokat, ka konfiskuar një bibël dhe disa artifakte të tjera të cilat ende nuk kanë çmim, pasi kanë kapur disa hajdutë të cilët i kishin vjedhur biblën dhe artifaktet.

Bibla është e shkruar në gjuhën Asirike dhe ka disa ilustrime në të të cilat janë bërë me gjethe të arit.

Ende nuk dihet se prej nga e ka origjinën kjo bibël, ka vetëm 51 faqe dhe kopertina e saj është mjaftë e shkatërruar.