Lajme

Besa Gaxherri ia kthen fort Milaim Zekës

09/12/2017 21:08
nga:D.I

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka komentuar fjalorin e deputetit të Nismës, Milaim Zeka, në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se, modeli i tillë është “qershia mbi torte” e kësaj qeverie.

“Nuk du me u marrë me ketë teme, po Milaim Zeka është shembulli se çfarë qeverie është kjo”, ka theksuar Gaxherri në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Ajo thotë se asnjëherë në Kuvend nuk ka dëgjuar një gjuhë, çfare e ka përdore deputeti Zeka.

“I drejtohem votuesve të Zekës, që ta shohin dhe le ta gjykojnë, se sa e rëndë është me pas njerëz të tillë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gaxherri, duke shtuar se nuk ka pas personale asgjë me të.

Gaxherri ma tutje ka fole per situaten aktuale politike ne vend, tue thane se LDK ka me punue qe kjo qeveri mos me pase jete te gjate.

“Nuk kemi me ba veprime qysh kane ba eksponentë qe sot jane ne qeveri, me gaz lotsjelles e mollotov, por me matuni”, asht shprehe Gaxherri, shkruen Rrokum.TV

Deputetja e LDK’s, Besa Gaxherri, ka mohue zanat qe LDK mundet me ju bashkue qeverise aktuale mbas zgjedhjeve lokale.

“Na jemi ndeshkue nga elektorati pse kemi ba koalicion me PDK’n”, shprehet ajo, tue thane se, pikerisht asht elektorati qe ja ka tregue udhen LDK’s, pra, qe mos me hy ne koalicion me PDK’n.

09/24/2017 11:28

Abrashi: Sporti në komunën e Prishtinës ka degraduar