Lajme

Beqiri thotë se Shpend Ahmeti po i pret zgjedhjet lokale për ndërtimin e Xhamisë!

07/15/2017 19:39
nga:Gazeta Blic

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, dhe ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri  ka thënë se në këtë kohë ndërtimi i xhamisë në lagjen Dardania është dashur të kryhet, duke akuzuar të parin e kryeqytetit Shpend Ahmeti se po i pret zgjedhjet lokale për ta bërë një gjë të tillë.

Këto komente, Beqiri i bëri përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”

“Qytetarët e besimit mysliman meritojn një xhami të tillë,është e drejtë elementare e tyre,e drejta e besimit është e garantuar me Kushtetutë.Mos po i pritni zgjedhjet lokale të 22 tetorit?Kjo punë është dashur të kryhet”, ka shkruar ai.

Ditët e fundit është hapur debati për ndërtimin apo jo të xhamisë në lagjen Dardania. Kjo pas një peticioni i cili është iniciuar nga disa qytetarë, që pretendojnë se xhamia nuk duhet të ndërtohet në atë pjesë pasi nuk ka plan urbanistik.

Lexo postimin e plotë:

Të dashur miq,të dashur qytetarë të Prishtinës dhe Kosovës
Këto ditë është aktualizuar çështja e ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë.Është ndarë lokacioni për të,diku 5 vite më parë,është vënë edhe gurëthemeli për ndërtimin e saj.Janë absurde,të paqëndrueshme dhe të papranueshme obstruksionet,bllokadat dhe mosëdhënia e lejes për ndërtimin e saj nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës.Qytetarët e besimit mysliman meritojn një xhami të tillë,është e drejtë elementare e tyre,e drejta e besimit është e garantuar me Kushtetutë.Mos po i pritni zgjedhjet lokale të 22 tetorit?Kjo punë është dashur të kryhet.
Mjaftë më,zhbllokojeni këtë ndertim.

07/27/2017 20:23

Osmani: Bisedimet e LDK-së me VV-në të intensifikohen