Lajme

Beqaj: Deklarata e shteteve të Quint-it – më në fund e duhura!

07/14/2017 18:42
nga:Gazeta Blic

Politologu dhe analisti Behlul Beqaj, ka thënë deklarata e shteteve të Qunit-it, e bërë sot gjatë ditës ka qenë shumë korrekte.

Në një deklaratë të përbashkët, SHBA-ja, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia kanë thënë se deputetët janë përgjegjës për krijimin e qeverisë, pa përmendur koalicionet ose partitë politike me emra.

Aty thuhet se këto vende do të punojnë me secilën qeveri që do të krijohet.

Shtetet e Quint-it poashtu kërkojnë nga Qeveria e re që të procedojnë, sa më shpejt ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, dhe që të angazhohen seriozisht në dialogun me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Qëndrimi i shteteve të Quint-it më në fund ishte i duhuri”, ka thënë Beqaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ata kanë dalë sot me një deklaratë shumë korrekte”.

“Duke thënë se interesin dhe egon personale ta lënë prapa dhe përpara ta kenë shtetin”.

“Është koha që të mësojmë nga pësimet që kemi pas në vitet e pasluftës”.

“Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë se cilat janë nevojat tona imediate duke anashkaluar interesat tona personale.

09/23/2017 22:25

Behgjet Pacolli, super optimist për anëtarësimin e Kosovës në OKB!