Sporti

Benzema si Ronaldo, klauzola në kontratë 1 miliardë euro

09/12/2017 16:47
nga:L H

Real Madridi shumë shpejt do të rinovojë kontratën me Karim Benzema deri në qershor të vitit 2021.

Është e bindur për këtë prestigjiozja franceze ‘France Football’ e cila zbulon edhe një detaj të ri në lidhje me këtë rinovim.

Sipas kësaj reviste klubi madrilen ka vendosur që të përfshijë në kontratën e re të sulmuesit francez një klauzolë për zgjidhjen e saj për vlerën e 1 miliardë Euro, e njëjta shifër që ekziston edhe në kontratën e Cristiano Ronaldos.

Gjithnjë sipas France Football, marrëveshja për rinovimin e kontratës me Benzema pritet të firmoset gjatë kësaj jave.

Ndërkaq një tjetër futbollist i Real Madridit që është blinduar mirë nga Florentino Perez është edhe Isco, klauzola e kontratës të të cilit kap shifrën e 700 milionë eurove.

09/22/2017 22:00

De Biasin e pret ferri qysh nesër në La Liga, këtë kundërshtarë as në ëndërr nuk e ka dëshiruar (FOTO)