Lajme

Bekim Jashari merr mbështetjen nga kjo parti, që të bëhet kryetar i Skenderajt

08/26/2017 11:18
nga:M H

Kryetari i degës së partisë Fjala në Skenderaj, Berat Dajaku, ka shprehur mbështetjen në emër të kësaj dege për kandidatin për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, anëtarin e familjes heroike Jashari.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë që një anëtar nga familja e Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari të udhëheqë me Komunën tonë në katër vitet e ardhshme, po ashtu kërkoj nga qytetarët e komunës tonë t’i japin mbështetjen e pa rezervë kandidatit për kryetar të Skenderajt Bekim Jashari.

Përndryshe, FJALA në Skenderaj kandidon në këto zgjedhje lokale me listën e kandidatëve për asamble konunale. Kësaj liste do ti prijë kryetari i degës së FJALËS, Berat Dajaku.

11/20/2017 20:09

Reflekton PDK, shpall zgjedhjet e brendshme (VIDEO)