Geek

Bëhen të ditura çmimet e iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus

09/12/2017 20:38
nga:Gazeta Blic

Dy modelet e prezantuara të iPhone 8 dhe 8 Plus për nga pamja e xhamit përpara dhe në anën e pasme kanë ngjashmëri me modelet iPhone 7 dhe 7 Plus.

Të dy pajisjet e prezantuara sonte nga Apple, posedojnë çip të ri A11 Bionic.

iPhone 8 Plus ka dy kamera 12 MP dhe posedon stabilizim të optikës së fotografisë.

Kamera prej 12 MP ofron 83 për qind më shumë dritë dhe ngjyra më të mira.

Çipi i ri përmirëson edhe punë së kamerës, duke ofruar fokusim më të mirë në dritë të ulët dhe reduktim më të mirë të zhurmës.

Mikrofonat kanë volum të zërit 25 për qind më të lartë, derisa xhami është më i qëndrueshëm.

Një veçori e ri në iPhone 8 Plus do të jetë Portrait lighting, i cili lejon të ndryshimin e ndriçimit derisa të bëhet fotografia. Përdoruesit mund të bëjnë sfondin plotësisht të errët nëse dëshirojnë dhe ka disa variante të efekteve tjera, të cilat ata mund t’i zgjedhin.

iPhone 8 do të vijë me 64 GB dhe 256 GB. Çmimi do të fillojë nga 699 dollarë, ndërsa çmimi i iPhone 8Plus do të fillojë nga 799 dollarë. iPhone 8 do të ketë mbushje pa tela.

Sistemi operativ iOS 11 do të jetë i pranishëm për të gjithë duke filluar nga data 19 shtator.