Sporti

Befason Enrique: Ky lojtar është i rëndësishëm për Barcelonën (FOTO)

03/20/2017 22:55
nga:L H

Luis Enrique ka folur fjalët më të mira për mesfushorin e tij, Andre Gomes.

Mesfushori portugez u transferua në verë nga Valencia për një shifër prej rreth 50 milionë eurove.

Por, paraqitjet e tij në fillin lënë shumë për të dëshiruar dhe për këtë është kritikuar shumë futbollisti dhe klubi.

Megjithatë, me kalimin e kohës Gomes ka arritur të përshtatet me skuadrën e re dhe lojën e Barcelonës, duke bërë edhe paraqitje të mira.

Paraqitjet e tij i të mira kanë bërë që Gomes të arrij edhe te goli që e shënoi ndaj ish-skuadrës së tij, Valencias, ku ka marr edhe përgëzimin e trajnerit të tij, Enrique.

“Gomes? Goli i tij ma bëri interesant natën, unë i përgëzoj tifozët që e duartrokitën atë pas përfundimit të ndeshjes”, ka thënë fillimisht Enrique.

“Andre do të jetë shumë i vlefshëm për Barcelonën në vitet e ardhshme, ju do të shihni këtë”, përcjell Telegrafi.

“Ai ka personalitet, fizik dhe cilësi unike për një lojtar me karakteristikat e tij”, përfundoi trajneri spanjoll.

04/24/2017 23:53

Nuk do ta besoni çfarë thotë Messi për garën për titull në La Liga (FOTO)