Sporti

Befason Conte, dëshiron të transferojë këtë sulmues që se ka pritur askush (FOTO)

01/10/2017 14:25
nga:Gazeta Blic

Fernando Llorente është shumë pranë ri-bashkimit me Antonio Conten këtë muaj, por vetëm nëse do të konsiderohet si zgjedhja e dytë si sulmues pas Diego Costës.

Sic raporton Telegraph, Conte dëshiron që të nënshkruajë me sulmuesin spanjoll për të përforcuar ekipin e tij në mënyrë që të vazhdojnë të ruajnë kryesimin në Premier League.

Antonio Conte dhe Fernandod Llorente kanë punuar për një sezon tek Juventus në të shkuarën. Por sidoqoftë, Llorente dëshiron që t’i sigurohet minutazhi i duhur në Stamford Bridge.

Marrëveshja e vetme që pritet të bëhet për të transferuaru Llorente është që Michy Batshuayi, i cili momentalisht është zgjedhja e dytë si sulmues, të huazohet tek Swansea. Nëse të dyja palët bien dakord atëherë kjo marrëveshje do të ndodhë shumë shpejt.

Llorente ka shënuar 6 gola dhe ka krijuar 15 raste në 17 ndeshje të Premier League këtë sezon me Swansea, duke regjistruar një saktësi goditjesh prej 60%./GazetaBlic.com

04/28/2017 22:15

Lamtumirë Real Madrid, në Premierligë për 65 milionë euro (FOTO)